Dritë jeshile për orën policore

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 14:26

Dritë jeshile për orën policore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për orën policore. Kjo nënkupton, që nga sot (e mërkurë) në Maqedoninë e Veriut do të kemi orë policore që do të fillojë në ora 22:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme. e komentuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për vendosje të orës policore, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se masat restriktive janë kufizuese, por të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

“Është më mirë që një kohë më të shkurtër të kemi masa kufizuese, sesa të kemi ngarkesë të plotë të sistemit shëndetësor. Vendimet që duhet t’i marrim, askush nuk i dëshiron, por ato janë rezultat i sjelljes së të gjithë neve. Nëse nuk i respektojmë rekomandimet, nëse nuk mbajmë maskë mbrojtëse, nëse grupohemi dhe bëjmë ngjarje që sigurisht nënkuptojnë përhapjen e virusit, atëherë shteti duhet të reagojë në një moment”, theksoi Spasovski në një deklaratë për media pasi promovoi qendrën e trajnimit për ndihmë të parë në Shkup.

Ai u bëri apel të gjithë qytetarëve të respektojnë rekomandimet. “Ata qytetarë që tani reagojnë ndaj miratimit të masave kufizuese, ata do të reagojnë shumë më tepër në momentet kur ka një infeksion të përhapur në popullatë”, tha Spasovski në lidhje me reagimet e publikut për mundësinë e rivendosjes së orës policore

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 14:26