Dortmundi kualifikohet në çerekfinale

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 22:12

Dortmundi kualifikohet në çerekfinale

Borussia Dortmund është skuadra e parë që siguron kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

Të udhëhequr nga një Erling Haaland në formë të shkëlqyer, verdhezinjtë gjermanë barazuan 2-2 në “Signal Iduna Park” dhe kaluan në raundin tjetër falë rezultatit të përgjithshëm 5-4 (Dortmundi fitoi 2-3 ndeshjen e parë).

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 35-të. Asist i Marco Reus dhe finalizim i thjeshtë për Haaland. 20-vjeçari norvegjez e nisi “zjarr” pjesën e dytë. Në minutën e 48-të tundi rrjetën andaluziane, por teknologjia VAR anuloi gjithçka.

Haaland nuk u ndal dhe shënoi në minutën e 54-t ktheu në gol një penallti. Një tjetër penallti u akordua në minutën e 69-të, por kësaj radhe për skuadrën udhëtuese. Marokeni En Nesyri nuk gaboi nga pika e bardhë dhe rindezi shpresat për Sevillan.

Djemtë e Julen Lopeteguit u hodhën në sulm për të gjetur një tjetër gol dhe ia dolën. Sërish En Nesyri autori. Sulmuesi dërgoi topin në rrjetë në minutën e gjashtë shtesë, por nuk pati më kohë për një tjetër gol dhe Dortmundi festoi kalimin në 8 ekipet më të mira të Evropës.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 22:12