Donald Trump do të rikthehet në mediat sociale

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 14:33

Donald Trump do të rikthehet në mediat sociale

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump do të rikthehet së shpejti në mediat sociale, me një platformë të tijën, tha një këshilltar i tij.

Unë mendoj se ne do të shohim presidentin Trump të rikthehet në mediat sociale në dy apo tre muaj”, tha Jason Miller për Fox News. Ai tha se platforma do të jetë bileta më e nxehtë në median sociale dhe do të rihartojë krejtësisht lojën.

Trump u pezullua nga Twitter dhe Facebook pas protestës vdekjeprurëse të janarit në ndërtesën e kongresit në Uashington DC.

Sulmi i 6 janarit nga mbështetësit e Trump bëri që pesë persona, përfshirë një polic, të humbnin jetën si edhe tronditi themelet e demokracisë amerikane. Disa ditë më vonë Twitter tha se llogaria e trump, @realDonaldTrump ,ishte fshirë për gjithnjë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës.

Trump e ka përdorur Twitter-in si një mënyrë për të anashkaluar median tradicioale dhe për të folur direkt me votuesit. Ish presidenti kishte rreth 90 milionë ndjekës në platformën e medias sociale. Por se çfarë platforme do të përdorë tani Trump, është e panjohur. Këshilltari i tij nuk dha detaje për këtë por vetëm tha se të gjithë janë në pritje për të parë se çfarë do të bëjë ekzaktësisht presidenti Trump.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 14:33