Do të ndërtohet terminal për gaz të lëngshëm natyror

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 31 Mars, 2021 20:50

Do të ndërtohet terminal për gaz të lëngshëm natyror

“Shumë lajme të mira sot, nënshkruam edhe memorandumin për realizimin e projekteve për terminal të gazit të lëngshëm natyror, sigurim të kapacitetit për gaz natyror dhe centralit të gazit në Alexandroupolis të Greqisë”, kumtoi lajmin zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, përcjell Lobi

Sipas tij, Republika e Maqedonisë së Veriut me këtë do të bëhet furnizues strategjik i gazit natyror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Lindja e Afërt në rajon, por edhe pronare e pjesshme e një burimi të energjisë elektrike.

Gazifikimi është tejet i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe sjellë përfitime për qytetarët por edhe për kompanitë, duke mos harruar këtu mjedisin jetësor. Lobi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 31 Mars, 2021 20:50