Dje janë aplikuar 15.424 vaksina

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Shtator, 2021 13:59

Dje janë aplikuar 15.424 vaksina

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar gjithsej 1.397.773 doza të vaksinës.

Prej tyre, 761.579 janë aplikuar në pikat e vaksinimit nëpër shtet dhe në terren, kurse janë rivaksinuar 636.193 qytetarë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë vaksinuar gjithsej 15.424 qytetarë, kurse dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 2.728 persona.

“Me numrat e fundit, 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës dhe 30% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton TV21.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Shtator, 2021 13:59