Dita Botërore e Kafshëve, BDI alarmon: Helmim masiv i qenve në Gostivar

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 4 Tetor, 2021 13:38

Dita Botërore e Kafshëve, BDI alarmon: Helmim masiv i qenve në Gostivar

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim bashkë me Iniciativën qytetare Gostivari që dua sot në selinë e partisë në Gostivar mbajtën konferencë për shtyp dedikuar ditës botërore të kafshëve.

Adelisa Mazllami, kandidate për këshilltare potencoi që: “Dita Botërore e Kafshëve është një ditë ndërkombëtare e veprimit për të ngritur statusin e kafshëve dhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre dhe festohet çdo vit më 4 tetor”.
“Për katër vite, kryetari Taravari nuk ka lëvizur as gishtin për ta zgjedhur problemin e qenve të pastrehë, as mbasi një vajzë 17 vjeçare e humbi jetën e saj- për katër vite ai nuk bëri asgjë. Tani papritmas, disa javë para zgjedhjeve, ne gjejmë plot e përplot qen të helmuar nëpër tërë qytetin”, tha Mazllami.

Nuk e dimë akoma, tha ajo, kush qëndron pas kësaj vepre mizore, por do ti raportojmë këto incidente në polici për rrezikimin e shëndetit publik dhe mizori ndaj kafshëve, kjo vepër nuk është vetëm e papërgjegjshme dhe e rrezikshme, por edhe ilegale!

“Ështe gjithashtu një kërcënim ndaj fëmijëve tanë, shëndetit tonë dhe kafshëve tona shtëpiake. Dhe pastrimi i qytetit nga qentë me anë të helmimit nuk është vetëm çnjerëzore, mizore dhe e rrezikshme, por gjithashtu nuk është efektive. Iniciativa e qytetarëve “Gostivari që duam” bashkë me BDI jo vetëm që ka hapur një peticion për ta pastruar qytetin nga qentë endacak para disa javëve, por gjithashtu ka mirëpritur një plan të ri, si ta zgjedhim problemin jo vetëm para zgjedhjeve, por efektivisht dhe qëndrueshëm”, tha Mazllami.

Bashkë me kryetarin e ri Nevzat Bejta, tha ajo, ne do ta zgjedhim problemin me qentë endacak në mënyrë njerëzore, por edhe të qëndrueshme: Do të ndërtojmë një strehimore moderne për qen, do ti kapim qentë, do ti trajtojme për të parandaluar kete kaos.

 width=
Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 4 Tetor, 2021 13:38