Diplomacia të bëjë përpjekje për vaksinat

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 22:20

Diplomacia të bëjë përpjekje për vaksinat

Kryetari i Këshillit të Ambasadorëve thotë se për t’u pajisur me numër më të madh të vaksinave, vendi do të duhej të shfrytëzonte më shumë diplomacinë, pasi siç tha për REL, ambasadorët janë ata të cilët kanë komunikime të afërta me ministrat e shëndetësisë, kryeministrat dhe me një dërgesë të veçantë nga kryeministri apo presidenti do të kërkohej ndihmë në këtë situatë, e veçanërisht nga vendet ku prodhohen vaksinat, përcjell LOBI

Për kryetarin e Këshillit të Ambasadorëve mbetet e paqartë se përse numri i vaksinave të arritura në Maqedoninë e Veriut është më i vogli nga numri i vaksinave tek të gjitha vendet në Evropë. Ai, në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë, thotë se një gjë e tillë madje tingëllon shumë keq dhe duket sikur aspak nuk është bërë kërkesë.

“Nuk kam informacion se sa është shfrytëzuar diplomacia maqedonase për këtë situatë. Për mua është tërësisht e paqartë, madje më tingëllon shumë keq se thjesht sikur të mos kishim kërkuar. Me siguri janë bërë përpjekje, por si është bërë ajo, kjo është veçmë….”

Ljupço Arsovski thekson më tej se diplomacia duhej të shfrytëzohet më shumë, pasi siç thotë ai, pikërisht ambasadorët janë ata të cilët kanë komunikime të afërta me ministrat e shëndetësisë dhe kryeministrat, dhe me një dërgesë të veçantë nga kryeministri, apo presidenti, do të kërkohej ndihmë në këtë situatë, e veçanërisht nga vendet ku prodhohen vaksinat.

Klan Macedonia

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 22:20