Dielli shkrinë borën

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 07:45

Dielli shkrinë borën

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me periudha dielli. Vende – vende do të ketë borë të përkohshme, ndërsa në pjesët juglindore shi dhe borë me intensitet më të dobët. Do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 0, ndërsa ajo maksimale prej 2 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me erë veriore mesatare deri në të përforcuar. Përkohësisht do të ketë kushte për dëborë. Temperatura minimale do të ulet deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 5 gradë Celsius.

Gjatë dy ditëve do të ketë reshje të përkohshme lokale kryesisht të borës me intensitet më të dobët. Do të fryejë erë e përforcuar veriore, e cila në nivel lokal do të arrijë shpejtësi mbi 60 km/h. Nga e enjtja do të ketë stabilizim të motit me rritje të temperaturave të ditës, ndërsa ato të mëngjesit deri në fund të javës së punës do të jenë nën zero.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 07:45