Dashuri në shkretëtirë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 6 Janar, 2022 19:14

Dashuri në shkretëtirë

Piloti i Meklaren në F1, Lando Norrris, ka konfirmuar lidhjen e tij me modelen portugeze, Luizinja Oliveira, gjatë pushimeve që po kalojnë së bashku në Dubai.

22-vjeçari ka shpërndarë një foto në Instagram me modelen duke shkëmbyer një puthje në shkretëtirë.

Në postimin e tij, Norris shkruante “Rrezja ime e diellit”, duke i bërë fansat e tij të çmenden.

Komentet ishin nga më pozitivet, ku madje spikaste dhe komenti i ish-shokut të tij të skuadrës, Karlos Sainz, i cili shkruante: “Është zyrtare!”.

Gjithashtu kishte dhe komente ku tregonin se disa fansa do të ngelnin zemërthyher nga kjo foto.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 6 Janar, 2022 19:14