Dallas mund Golden State

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 6 Janar, 2022 18:16

Dallas mund Golden State

Kyrie Irving rikthehet në parket në debutimin e tij sezonal pas tri muajsh larg ekipit, duke ndihmuar Nets të fitojnë kundër Pacers me rezultatin 129-121. Basketbollisti që nuk lejohet që të luajë në Nju Jork, sepse nuk është i vaksinuar, realizoi  22 pikë në takimin e tij të parë. Por një ndihmë të madhe në suksesin në transfertë për ekipin nga Bruklin dha Kevin Durant me 39 pikë të shënuara. Për Pacers kjo është humbja e 6 radhazi dhe e nënta në 11 ndeshjet e fundit. Për Indianën më i miri ishte Sabonis me 32 pikë dhe 10 asiste.

Në mbrëmjen e NBA, ku Dallasi tërhoqi fanellën nr 41 të Novicki, Dallas mori një fitore të rëndësishme kundër Golden State. Luka Doncic realizoi 26 pikë, 7 ribaunde dhe 8 asiste. Steph Curry bëri ndeshjen e dytë radhazi jo të mirë, ku shënoi vetëm 14 pikë. Për Golden State kjo është humbja e dytë në 4 takimet e fundit.

Pa Antetekounmpo në parket, Bucks humbën ndaj Torontos me rezultatin 111-117. Protagonist i suksesit të Raptors ishte Pascal Siakam me 33 pikë të shënuara. Për kanadezët kjo është fitorja e katërt radhazi, e ngjiten në vend të shtatë në Konferencën e Lindjes, në zonën play-off. Në ndeshjet e tjera fituan Utah, Filadelfia, Sharlot, ndërsa Atlanta mundi Kings.

Klan News

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 6 Janar, 2022 18:16