CoVid-19, Maqedonia në javën e fundit ka rritje më të madhe të vdekjeve

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 08:46

CoVid-19, Maqedonia në javën e fundit ka rritje më të madhe të vdekjeve

Maqedonia ka rritjen më të lartë të vdekshmërisë nga Covid-19 në botë javën e fundit, sipas statistikave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë.

Vendi ynë ka një rritje të vdekjeve me 111 përqind në periudhën nga 9 deri në 15 mars, e ndjekur nga Jordania me një rritje prej 65.8 përqind.

Në renditjen sipas numrit të vdekjeve, Maqedonia është në vendin e shtatë me 9.1 vdekje për milion banorë në javën e fundit, me një mesatare kombëtare prej 19 vdekjesh në ditë.

Para Maqedonisë janë Sllovakia me 17.9 vdekje për milion banorë në javën e kaluar, Republika e Çekisë (16.8), Hungaria (16.2), Bullgaria (14.6), Mali i Zi (12.7) dhe Bosnja dhe Hercegovina (12.5).

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 08:46