CoVid-19, ja tetë komuna pa asnjë të infektuar

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Qershor, 2021 16:14

CoVid-19, ja tetë komuna pa asnjë të infektuar

Sipas të dhënave të sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, Berova, Kavadari, Probishtipi, Bogdanci, Resnja, Demir Kapia, Pehçeva dhe Dojrani janë komunat ku nuk ka asnjë rast të vetëm me COVID-19.

Shkupi mbetet qyteti me më së shumti raste (189), më pas vjen Kumanova (52), Prilepi (33) dhe Tetova (18).

Me nga një deri dy të infektuar kanë Shtipi, Sveti Nikole, Kriva Pallanka, Dibra, Vallandova, Krusheva dhe Makedonski Brodi.

Ndryshe, sot për herë të parë më shumë se nëntë muajve, nuk u regjistrua asnjë viktimë me coronavirus.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Qershor, 2021 16:14