Covid-19, 21 humbje jete ,284 raste të reja. Shërohen 449 pacientë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 14:08

Covid-19, 21 humbje jete ,284 raste të reja. Shërohen 449 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.258 teste të kryera janë regjistruar 284 raste të reja me Covid-19, respektivisht 23 për qind e testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 449 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 21 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 112.930 raste, prej të cilëve 98.133 janë shëruar, kurse 3.340 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 11.457 raste aktive.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 14:08