Çerdhe në Gradec, Ejupi takon Dalipin

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 14:37

Çerdhe në Gradec, Ejupi takon Dalipin

Sot në zyrat e Ministrisë së punës dhe politikës sociale, zv.ministri Resmi Ejupi takoi drejtoreshën e çerdhes “Pranvera” në komunën e Vrapçishtit, Nevrije Dalipi, njofton Lobi

Gjatë takimit të sotshëm u bisedua për ecurinë e punëve në këtë çerdhe.

“Nga viti 2018 qeveria në këtë komunë ka investuar për hapjen e çerdheve në dy fshatra të kësaj komune në Vrapçisht si dhe në Dobërdoll. Poashtu vitin e kaluar ka kryer investim për hapjen e çerdhes në fshatin Negotinë objekt i cili pritet që së shpejti të lëshohet në përdorim, me çka pritet që të plotësohen të gjitha kërkesat e prindërve që kanë nevojë që të dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe. Kapaciteti i këtij objekti do të jetë për 60 fëmijë”, deklaroi Ejupi.

Kjo komunë ka paraparë ndërtimin e një çerdhje në fshatin Gradec dhe shpresojmë që ky projekt në të ardhmen të jetë në programin e ministrisë. Lobi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 14:37