Breshëri në Shqipëri “korr” grurin për 30 minuta

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 1 Korrik, 2022 13:15

Breshëri në Shqipëri “korr” grurin për 30 minuta

Mjaftuan 30 minuta breshër që pjesa më e madhe e prodhimit të fermerëve të Maliqit të shkatërrohet plotësisht.

Dëme më të shumta ka pasur në fshatrat Orman, Rrëmbec, Pendavinj dhe Pojan, ku breshëri ka rrafshuar mbi 400 hektarë sipërfaqe të mbjella me grurë.

Fermerët pohojnë se kanë humbur thuajse gjithë prodhimin e grurit,i cili për pak ditë do të korrej dhe dilte në treg.

Nga breshëri nuk kanë shpëtuar pa dëme as kulturat e tjera bujqësore si dhe drufrutorët.

Fermerët e Korçës humbin çdo vit një pjesë të konsiderueshme të prodhimit si pasojë e fenomeneve natyrore, ndërsa kërkesat për dëmshpërblim kanë mbetur pa përgjigje./klantv

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 1 Korrik, 2022 13:15