Bora, Policia rekomandon mbajtjen e pajisjeve dimërore

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 10:56

Bora, Policia rekomandon mbajtjen e pajisjeve dimërore

Reshjet intensive të dëborës gjatë ditës së djeshme (21-mars) dhe sot (22-mars) e kanë bërë të vështirë dhe kanë ngadalësuar trafikun në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, percjell LOBI

Për kët arsye, megjithëse detyrimi ligjor për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve dimërore ka përfunduar më datë 15 të këti muaji, apelohet deri tek shoferët dhe kërkohet të përshtaten me kushtet e reja të rrugës, veçanërisht nëse udhëtojnë në drejtim të Kodrës së Diellit, Strazhaës dhe Mavrovës.

Drejtuesve të automjeteve iu kërkohet gjithashtu që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në luginën e
Radikës, ku janë të mundëshëm ortekë të borës ose rrëshqitjet e dheut apo gurëve në rrugë.

Ata shoferë që nuk janë të përgatitur për kushte të tilla dhe do të nisen në rrugë, do të përjashtohen
nga trafiku nëse pengojnë lëvizjen e pjesëmarrësve të tjerë.

Sektori i Tetovës për Punë të Brendshme edhe njëherë u kujton shoferëve që të respektojnë
vazhdimisht masat dhe protokollet qeveritare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit “Covid-
19″. Kjo kryesisht u referohet automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, por edhe
pasagjerëve sepse, nëse nuk i përmbahen masave pa përjashtim, ata do të përballen me sanksionet e
parashikuara me ligj. LOBI.MK

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 10:56