Bora në Strugë shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe të ujit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 21 Mars, 2021 15:07

Bora në Strugë shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe të ujit

Dita e parë e pranverës në Strugë filloi me dëborë. Shtresa e dëborës, e cila në disa fshatra të Strugës ishte deri në 20 centimetra shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, gjë që çoi drejt ndërprerjes së furnizim me ujë.

“Si rezultat i kushteve të këqija të motit, në një pjesë të qytetit pati ndërprerje të energjisë elektrike, gjë që shkaktoi mungesë të ujit. Shpresojmë se këtë problem për kohë të shkurtër do ta zgjidhë EVN, kumtoi Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Bora nuk ka shkaktuar probleme në komunikacion, në akset rrugore dhe rrugët frekuentuese janë të pastra. Shtresa e dëborës ka ngelur në trotuare gjë që e vështirëson lëvizjen e këmbësorëve.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 21 Mars, 2021 15:07