Beteja për numrat në Kuvend!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 21:23

Beteja për numrat në Kuvend!

Vijon beteja pushtet – opozitë për shumicën në Parlament. Deputeti nga radhët e LSDM-së, Jovan Mitreski pret që të rritet shumica kuvendare. Por Sekretari i Përgjithshëm i Aleancë për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se në Kuvend ka pasur kuorum vetëm në disa seanca, dhe se shumica nuk është funksionale dhe se nuk i ka numrat në Kuvend, njofton LOBI

Mitreski theksoi se Kuvendi është i bllokuar nga opozita.

“Ligji për shtetësi i parashtruar nga ASH dhe Alternativa është bllokuar me amendamente të OBRM-PDUKM-së dhe partisë E majta. Nuk ka asnjë amendament të shumicës në këtë propozim ligj, por ne i dhamë vërejtjet tona”, tha Mitreski.

Beteja për numrat në Kuvend!

Ai shtoi se sipas konventave ndërkombëtare dhe sipas eksperëve nuk duhet nëse të sillet Propozim-ligji i propozuar i ASH-së. Sipas tij, opozita maqedonase e bllokon opozitën shqiptare në Kuvend.

“Mblidhen dhe me shpejtësi i votojnë ligjet. Faktikisht nuk funksionojnë. Ata thonë se kemi edhe dy, tre edhe pesë, por dëshmohet se kjo shumicë nuk ka asnjë deputet më shumë”, pohon Taravari.

Sipas tij ka tendenca që janë sinjale politike dhe se po ndahet Lëvizja Besa, Partia liberale dhe partia e turqve.

Taravari tha se po ashtu ka informacione të sigurta se ato parti kanë pakënaqësi për shkak se nuk u është dhënë aq sa u është premtuar. LOBI MAQEDONI

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 21:23