Besimi: Me rritjen e tatimeve, komunat do të marrin më shumë mjete

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:07

Besimi: Me rritjen e tatimeve, komunat do të marrin më shumë mjete

Ministri Fatmir Besimi deklaroi në “Magazina Ekonomike”, se me rritjen e tatimeve Komunat do të mund të marrin më shumë mjete, por kjo sipas tij do të nënkuptoj edhe më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie. Besimi madje përmendi dy metoda përmes së cilave pushteti qendror do të bëj përpjekje që në njëfarë forme t’i detyroj komunat që të jenë më përgjegjëse në menaxhimin e fondeve.

“Rritja e tatimeve siç përmendëm TVSH-ja dhe rritja e tatimit personal. Këto tatime, do të thotë rritja nga tatimet nuk do të jetë blanko, që të mund të realizojnë vetëm ashtu siç është aktualisht, pa pasur mekanizma, por risia është se do të instalojmë dy fonde, një pjesë do të bazohet në të ashtuquajturën fond i performancës, ashtu që mjetet të cilat ndahen Komunave do të bazohen në atë sa komunat do të përmirësojnë performancën e tyre në realizimin e hyrave buxhetore. Dhe e dyta ka të bëj me atë që njihet si fondi i barazimit, kjo sepse disa komuna jo për fajin e tyre mund të realizojnë më pak të hyra, mund të jen komuna rurale, komuna më të vogla dhe normalisht do ketë edhe fond të barazimit. Normalisht këto janë dy risi që do të amortizojnë dhe do të shfrytëzohen si mekanizma të cilat do ta bëjnë procesin më të lehtë të tranzicionit të decentralizimit fiskal”, tha Fatmir Besimi, ministër për Financa.

Besimi: Do të ketë rritje të TVSH-së dhe tatimit personal

Ministri për Financa i republikës së Maqedonisë së Veriut i ftuar në “Magazina Ekonomike”, i pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë se kur komunat do të mund të presin më shumë para, me përgjigje se Qeveria ka një plan për rritje të tatimeve, përfshi TVSH-në por edhe tatimin personal. Kjo sipas Besimit do të filloj të realizohet nga viti 2022, për të vazhduar në vitin 2023, 2024 dhe varësisht nga përqindja edhe në vitin 2025

“Po do të ketë rritje të tatimeve edhe TVSH-së edhe tatimit personal, se çfarë do të jetë do të dal nga bisedimet, analizat, ne kemi disa vlerësime tona. Bashkësia e Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) ka disa vlerësime të tyre, po edhe të grupit të punës që u themelua në qeveri ku marrin pjesë edhe BNJVL-ja, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Financave, Ministria e Sistemit Politik dhe resorët e tjerë që kanë pika të përbashkëta, faktikisht do të del një propozim të cilin ne do ta diskutojmë më konkretisht në nivel të numrave dhe dinamikave’, tha Fatmir Besimi, ministër për Financa

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:07