Berisha thotë se vaksina ruse që erdhi në Shqipëri është e prodhuar në Beograd

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 20:42

Berisha thotë se vaksina ruse që erdhi në Shqipëri është e prodhuar në Beograd

Dy muaj pasi refuzoi publikisht Moskën për vaksinat anti-Covid, kryeministri Edi Rama mirëpriti sot në Rinas 10 mijë dozat e para të vaksinës “Sputnik V”.

Sipas kreut të qeverisë, kjo paketë është dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara. Por ndryshe mendon ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se vaksinat janë prodhuar në Beograd.

“Sot mberriti ne Tirane vaksina ruse, dhurate e Emirateve te Bashkuara, e cila flitet se eshte prodhuar ne Beograd! Ndiqeni videon se çfare thoshte Edvini disa kohe me pare per vaksinen ruse!“, shkruan Berisha në postimin e tij.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 20:42