Belgjika e mposht Uellsin

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:59

Belgjika e mposht Uellsin

Adnan Januzaj nuk është aktivizuar fare te Belgjika që ka triumfuar me rezultatin 3:1 ndaj Uellsit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Dueli i luajtur të mërkurën mbrëma në Belgjikë, i ka takuar Grupit E të kualifikimeve.

Januzaj ishte pjesë e Belgjikës në këtë ndeshje por që nuk u aktivizua fare. Uellsi kaloi i pari në epërsi me anë të Harry Ëilsonit (11’) por Belgjika u kundërpërgjigj me golat e Kevin De Bruynet (22’), Thorgan Hazardit (28’) dhe Romelu Lukakut (73’) që shënoi nga penalltia për ta fituar ndeshjen. Ndërkohë, ndeshja tjetër e këtij grupi, e luajtur mes Estonisë dhe Çekisë, ka përfunduar me fitoren e thellë të mysafirëve me rezultatin 6:2.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:59