Bekteshi paralajmëron 1000 vende të reja pune

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 14:43

Bekteshi paralajmëron 1000 vende të reja pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në fejsbuk ka njoftuar qytetarët lidhur me një investim të ri në Strugë!

Bëhet fjalë për një investim që arrinë vlerën e 15 milion eurove të kompanisë kanadeze Magna në fabrikë për prodhimin e retrovizorëve dhe komponentave të automobilave në ZZHTI Strugë.

Përmes këtij investimi do të hapen rreth 1000 vende të reja të punës në rajonin e Strugës.

Sigurisht se investimet e tilla do të ndikojnë dukshëm në uljen e papunësisë në vend

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 14:43