Bejta u drejtohet turqve: Në vitin 2005 e zyrtarizuam gjuhën turke në Gostivar

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Tetor, 2021 23:55

Bejta u drejtohet turqve: Në vitin 2005 e zyrtarizuam gjuhën turke në Gostivar

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga Kryeparlamentari, z. Talat Xhaferi, zv.kryeministri i parë, z.Artan Grubi dhe kandidati për Kryetar komune në Gostivar, z. Nevzat Bejta takuan pjesëtarët e komunitetit turk në qytetin e Gostivarit.

Në fjalimin e tij, kandidati për Kryetar komune në Gostivar, z. Nevzat Bejta potencoi që si kryetar, si ministër dhe si deputet gjirhmonë kam qenë në shërbim të qytetarëve pa përjashtim.

“Ne si qytet ndër më të mëdhenjtë në vend, kemi një mozik të bukur me shqiptarë, turq, maqedonas, romë. Kur isha kryetar nuk kishte dallime nga unë, punoja për të gjithë njëlloj. E dini se para meje as një kryetar për ju nuk bëri asgjë. Nga viti 2005 kur erdhe në mandatin e parë, kemi punuar shumë. Në Zdunjë e bëmë shkollën, poashtu në Banjicë. Për herë të parë nga ne në vitin 2005 e zyrtarizuam gjuhën turke në Komunën e Gostivarit. Poashtu, në bashkëpunim me qeverinë ne ndërruam edhe emrin e shkollës “Petre Jovanovski”, në “Mustafa Kemal Atatur”, shkollë fillore ku mësojnë fëmijët e komunitetit turk. E bëmë edhe sallën sportive në këtë shkollë dhe kemi vendosur para komunës edhe flamurin turk”, tha Bejta.

Tash shtoi ai, kemi një program të ri, i cili do ta ngjallë ekonominë e qytetit.

“Në këtë program i kemi paraparë të gjitha problemet që i ka qyteti jonë. E para është problemi i deponisë Rusino që do ta zgjidhim si problem së bashku me ndihmën e qeverisë dhe miqët ndërkombëtar. Në njëqindditëshin e parë do ti laegojmë edhe qentë endacak, komunikacionin i cili është i mbingarkuar, poashtu do ta shkarkojmë me urë të re sikurse e bëmë urën e tretë mandatin e kaluar. Do ti largojmë edhe të gjitha mini deponitë e vogla brenda njëqindditlshit të parë. Unë dallohem nga kundërkandidati, ai bënë karierë politikë, kurse unë vijë për të punuar. Do ti rinovojmë dy stadiumet, atë kryesorin dhe ndihmësin. Do ti rregullojmë parqet dhe shtegun për ecje rrerh lumit Vardar, do ta rregullojmë edhe qwndrën e Gostivarit. Për këto projekte kërkojë mbështetjen tuaj, mbështetjen e të gjithve, turqve, maqedonasve, shqiptarëve. Votoni për të mirën tuaj dhe fëmijëve tuja me 31 tetor, rrethoni numrin 3”, deklaroi Bejta.

Takimi u ndoq nga qindra pjesëtarë të komunitetit turk në Gostivar dhe kaloi në një atmisferë tejet pozitive.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Tetor, 2021 23:55