Bejta përgëzon rininë e Gostivarit për angazhimin në regjistrimin e diasporës

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 20 Mars, 2021 22:08

Bejta përgëzon rininë e Gostivarit për angazhimin në regjistrimin e diasporës

Përmes një postimi në Fejsbuk, nënkryetari i BDI, Nevzat Bejta ka përgëzuar rininë e Gostivarit për angazhimin në regjistrimin e diasporës, njofton LOBI

Duke shpërndarë lajmin që Kasam Selimi në Zvicër, Jeton Aliji në Gjermani dhe Islam Jakupi në Austri janë vendosur në dispozicion 24 orë të bashkëatdhetarëve të cilët hasin pengesa gjatë procesit të regjistrimit të popullatës inë Maqedoninë e Veriut që nisi me mërgatën nga 1 marsi dhe do të zgjas deri me 21 prill, Bejta ka inkurajuar rininë e diasporës të vazhdojnë aktiviteti për regjistrimin e popullatës.

“Krenohem me aktivitetin e djemve të Gostivarit për regjistrimin e mërgatës shqiptare. Jam shumë i lumtur që njërin nga këto, z. Kasam Selimin e kam pasur bashkëpunëtor të mrekullueshëm edhe si ministër edhe si Kryetar komune. Jeton Aliji, është një talent i mrekullueshëm që sa herë që e kam takuar më ka lënë mbresa të jashtëzakonshme. e Islam Jakupi është një djalosh i mrekullueshëm i cili po dëshmon që edhe në mërgim me mendje dhe me shpirtë është me vendlindjen. Përgëzimet më të sinqerta për ju gostivarasit e mi. Krenohem me Ju! Respekte dhe mirënjohje për të gjithë mërgimtarët e angazhuar në procesin e regjistrimit. Ne vlejmë, ne jemi më shumë se numër”, shprehet Bejta. LOBI

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 20 Mars, 2021 22:08