BDI: Zbulohet Deponia e egër “Rusino-3”, në periferi të Gostivarit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 11 Tetor, 2021 13:56

BDI: Zbulohet Deponia e egër “Rusino-3”, në periferi të Gostivarit

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, përmes një konference për shtyp në vendngjarje ka denoncuar sot deponinë e egër në periferi të fshatit Zdunjë me përmasa të Deponisë Rusino.

Gazmend Ramadani nga BDI, deklaroi që pas denoncimit të krijimit të deponisë ilegale në fshatin Çegra, sot jemi para jush për të denoncuar deponinë e egër Rusino-3.

“Po bëhemi dëshmitarë që gati në çdo vendbanim të territorit të komunës së Gostivarit janë krijuar deponi ilegale, derisa në Deponinë Rusino mbeturina deponojnë 9 komuna të tjera të rajonit të Pollogut. Nuk jemi kundër komunave fqinje, por pasi Rusino nuk plotëson asnjë standard për të funksionuar, nuk mund të lejojmë që vendbanimet tona të shndërrohen në deponi të egra”, tha Ramadani duke shtuar që: “Taravari dështoi të gjejë zgjidhje për Deponinë Rusino, madje duke stimuluar që të krijohen deponi të tjera ilegale të ngjashme me Rusinon”.

Pasi vetëm edhe 1 javë është në krye të komunës, tha Ramadani, sot nuk do t’i apelojmë Taravarit që të merr masa për pastrimin e deponive të egre mbase nuk ka më kohë, por ju sigurojmë që BDI me në krye Kryetarin e ardshëm, z. Nevzat Bejta, pas fitores së 17 tetorit, duke u nisur nga gjendja alarmante në terren prioritet të parë ka vënë fillimin e menjëhershëm të pastrimit të deponive ilegale si dhe zgjidhjen e përhershme të Deponinë Risino në Gostivar.

 width=
Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 11 Tetor, 2021 13:56