Basha si Joe Biden, në fushatë me makina/ Çfarë pritet të ndodhë
Ndërkohë që na ndajnë edhe pak orë nga nisja e fushatës, PD ka rezervuar disa surpriza për mënyrën se si do ta çelë atë.
Me një ide të kopjuar nga Presidenti amerikan Joe Biden , mësohet se demokratët do shkojnë me makina në shesh në hapjen e fushatës.
Pra ashtu siç bëri Joe biden më fushatën e tij në Amerikë.
Do të jenë 4 veta brenda secilës makinë.
Ndërsa 222 kandidatët do jenë në tribunë në podiumin e ngritur në sheshin Nënë Terëza
Aktiviteti do të hapet nga zëdhënësja e fushatës , pastaj peshën kryesore në aktivitet e ka Basha.