Bariu nga Shqipëria ndodhet në Stacionin Policor në Gostivar

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 22 Maj, 2021 17:50

Bariu nga Shqipëria ndodhet në Stacionin Policor në Gostivar

Bariu nga Shqipëria, Xhevahir Hoxha aktualisht ndodhet në Stacionin Policor në Gostivar, njofton Agjencia e Lajmeve Flaka. Pas inspektimit në terren, nga Pjestarët e policisë është konstatuar se personi ka keqëperdorur qëndrimin turistik në RMV, pas së cilës i njëjti mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar, njofton ekskluzivisht Agjencia e Lajmeve FLAKA

Nga Policia e Gostivarit thonë që do të merren masat dhe sanksionet adekuate për qëndrimin e tij në vend në kundërshtim me qëllimin.

Pas raportimit në televisionin Ora News të Tiranës dhe që më pas u transmetua në Agjencinë e lajmeve Flaka, për bariun nga Shqipëria që pretendohej të mbahej peng në fshatin Toplicë të rrethit të Gostivarit, Policia e Maqedonisë së Veriut doli në terren.

Agjencia e lajmeve Flaka, pas denoncimit të rastit mbi fatin e Xhevahir Hoxhës nga fshati Xhyrë i Librazhdit, kontaktoi kryeshefin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Amir Dalipin dhe kryeshefin e Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar, Basri Veseli për të kërkuar informacion rreth rastit në fjalë.

Pasi u njoftuan me rastin, përgjegjësit e Policisë u vunë në lëvizje. Mëngjesin e së shtunës Policia ka arritur të lokalizon vendin ku jetonte. Kryeshefi i Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar, Basri Veseli i tha Flakës që personi në fjalë është gjetur dhe është shëndosh e mirë.

“Ekipet tona dolën në terre dhe gjetën Xhevahir Hoxhën nga Librazhdi. Personi ishte shëndosh e mirë. Sipas informacioneve filleshtare, nuk ka pasur ndonjë mosmarrëvarshje mes tij dhe pronarit. Pronari është zotuar që do të shlyen obligimet ndaj tij, dhe nga ana jonë, personi në fjalë do të deportohet në Shqipëri tek familja e tij”, deklaroi Veseli për Flaka.

Lajmi për FLAKA u konfirmua edhe nga kryeshefi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Amir Dalipi.

“Lidhur me raportimin që u publikua në një emision në mediumet e Shqipërisë, në të cilin një person me emrin Xh.H nga Republika e Shqipërisë i cili pretendohet se mbahej peng në mënyrë të paligjshme si bari që rruante bagëti në fshatin Toplicë të Gostivarit dhe punonte pa kompensim që dmth se pronari ku punonte nuk e kishte paguar, pjestarët e policisë nga nga Njësia e Policisë Gallatë e kanë gjetur personin në fjalë. Pas bisedës fillestare me personin në fjalë dhe sipas dëshmisë së tij, pjesëtarët e Policisë kanë konstatuar se peroni Xh.H., (46) nga Shqipëria është duke punuar për pronarin R. R., (54) nga fshati Toplicë, dhe se nuk ishte e vërtetë se ai është mbajtur peng pa pëlqimin e tij dhe se kishte pasur keqkuptime”, deklaroi për Flaka, kryeshefi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Amir Dalipi.

Jo zyrtarisht, Flaka mëson që banor i Librazhdit ka probleme mendore por ky informacion ende nuk është konfirmuar. Flaka mëson që deri tek denoncimi ka ardhur pas një sherri mes tij dhe një bariu tjetër, po ashtu nga Shqipëria. Ky i fundit ka dashur të angazhohet në punë tek pronari i bagëtisë, por ai kishte vendosur të mbajë në punë Xhevahir Hoxhën. Pastaj, bariu tjetër ka nxitur rastin.

Gjithmonë sipas dëshmitarëve, rreth rastit në fjalë nuk ka elemente të vepres penale, por bariu nga Shqipëria mund ta shfrytëzon të drejtën për ta paditur privatisht pronarin ku punonte, nëse mendon që i është bërë padrejtësi.

Ora News, raportoi të premten që Xhevahir Hoxhën nga Librazhdi në janar u rinis sërish në Gostivar, ku punoi si bari, por jo vetëm që pagën e munguar nuk e ka marrë, por këtë herë shprehet se as nuk e lejojnë të kthehet në banesën e tij në Xhyrë të Librazhdit. FLAKA

LEXO PO ASHTU:

RMV, bariu nga Shqipëria u gjetë nga Policia. Është shëndosh e mirë!

Rasti me bariun nga Shqipëria, flet për Flaka kryeshefi i SPB – Tetovë, Amir Dalipin

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 22 Maj, 2021 17:50