Aziri: Presim që kryeministri Zaev ta caktojë ditën e takimit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 21:15

Aziri: Presim që kryeministri Zaev ta caktojë ditën e takimit

Deputeti nga koalicioni ASH-AAA, Elmi Aziri, për TV21, bëri të ditur se opozita shqiptare si propozues të ligjit për shtetësi janë duke pritur që kryeministri Zaev të caktojë ditën e takimit, duke shtuar se janë të gatshëm që ta zgjidhin këtë çështje.

“Meqë kryeministri Zaev publikisht deklaroi se nga e hëna është i gatshëm që të ulet me opozitën si propozues i ligjit për shtetësi, ashtu siç e thashë në foltore të parlamentit e presim që ta caktojë ditën kur të realizohet takimi. Ne jemi të gatshëm që ta diskutojmë dhe ta zgjidhim këtë çështje”, tha Elmi Aziri për TV21.

Kujtojmë që kryeministri Zaev nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të koalicionit ASH-AAA Elmi Aziri propozoi që nga e hëna të ulen dhe të bisedojnë për këtë çështje.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 21:15