Ata që kanë pasur virusin korona do të marrin vetëm një vaksinë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 12:47

Ata që kanë pasur virusin korona do të marrin vetëm një vaksinë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot gjatë konferencës për media është prononcuar edhe rreth mënyrës se si do të trajtohen në të ardhmen personat që kanë pasur virusin korona veçanërisht gjatë vaksinimit.

Sipas tij, personat të cilët kanë rezultuar një herë pozitiv me virusin korona do të pranojnë vetëm një herë vaksinën dhe jo dy herë si personat tjerë.

“Ne do të ndjekim rekomandimet e reja të OBSH-së dhe në bazë të tyre do të funksionojmë”, u shpreh Filipçe, transmeton gazeta KOHA.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 12:47