Aston Martini do të prodhojë vetëm veturat elektrike

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 22:49

Aston Martini do të prodhojë vetëm veturat elektrike

Gjiganti i veturave luksoze, Aston Martini, është zotuar për do t’i prodhuar të gjitha vetura elektrike në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2025. Pronari i tij, Lawrence Stroll ka thënë se veturat sportive me bateri do prodhohen në uzinën e tij në Gaydon, Warëickshire.

Kompania pritet të fillojë të bëjë versione hibride të veturave të saj gjatë katër viteve të ardhshme, të përcjella nga modele vetëm me bateri.

Një numër në rritje i prodhuesve kanë thënë se po largohen nga motorët me benzinë ​​dhe naftë, duke përfshirë Jaguar Land Rover, i cili njoftoi muajin e kaluar se marka e saj Jaguar do të jetë plotësisht elektrike deri në 2025, raporton BBC.

Kjo vjen ndërsa qeveria e Britanisë së Madhe ka në plan të ndalojë shitjen e makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë nga 2030.

Aston Martin nuk po shkon aq larg dhe tha se do të vazhdojë të bëjë motorë tradicionalë për entuziastët e makinave.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 22:49