Asnjë viktimë nga Covid-19

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Qershor, 2021 16:32

Asnjë viktimë nga Covid-19

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se që sot për herë të parë nga 2 shtatori i vitit 2020 nuk ka ndërruar jetë asnjë person nga Covid-19.

Ndërsa, nga 3.068 testime të realizuara në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të reja dhe 9 të tjerë janë shëruar.

“Sot për herë të parë pas 2 shtatorit të vitit 2020 nuk shënojmë asnjë të vd ekur nga covid. Virus është larg nga ajo i fituar, por kjo fitore e vogël na jep shpresë se jemi gjithnjë e më afër fundit të agonisë.

Megjithatë, masat duhet të vazhdojmë t’i respektojmë, ndërsa mënyrë e vetme që ta zvogëlojmë numrin e viktimave është që masovikisht të vaksinohemi”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Përndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV ka arritur në 155.536, të shëruarve 149.628, të vd ekurve 5.471, ndërkaq për momentin ka 437 raste aktive.

Të infektuarit në 24 orët e fundit:
Shkup – 3, Tetovë – 2, Veles – 1, Kërçovë – 1 Ohër- 1.
Të shëruarit në 24 orët e fundit:
Shkup – 3, Kumanovë – 1, Tetovë – 1, Veles – 1, Gostivar – 1, Sveti Nikole – 1, Resnjë – 1.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve:

Shkup – aktiv 189, Kumanovë – aktiv 52, Prilep – aktiv 33, Tetovë – aktiv 28, Manastir – aktiv 18 etj.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Qershor, 2021 16:32