ASH-AAA: Përgjigje ndaj Osmanit lidhur me bllokimin e Kuvendit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 14:52

ASH-AAA: Përgjigje ndaj Osmanit lidhur me bllokimin e Kuvendit

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Aleternativa janë përgjigjur deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme, i cili, deklaroi se nuk është mirë të bllokohet puna e kuvendit.

 “E përkujtojmë Bujar Osmanin se Kuvendi në çdo shtet demokratik është i  autorizuar ta shpreh vullnetin e popullit, si dhe sjelljen e ligjeve më të mira për t`i përfaqësuar interesat e qytetarëve.  E rikujtojmë edhe për etimologjinë e fjalës prej foljes “parler” që do të thotë “vendi ku flitet”, ndërsa Qeveria Juaj mundohet në vazhdimësi ti mbyll gojën opozitës shqiptare dhe ta hesht atë për çështjet sublime dhe humane, siç është ajo e shtetësisë, të cilën Ju si subjekt politik asnjëherë se keni ngritur për 20 vite.

 Lojërat politike i bën Qeveria Juaj, e cila mundohet në çdo mënyrë të trafikoj deputet të opozitës, sepse nuk është në gjendje të ekzistojë më këtë shumicë parlamentare. Ne kemi dëshmuar konstruktivitetin tonë kur është fjala për ligjet për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, por atëherë kur ju tregoheni arrogantë ndaj kërkesave tona legjitime dhe te natyrshme, atëherë e kemi patjetër tu demaskojmë nga fuqia juaj politike, e cila e përbëhet nga  një shumicë parlamentare që nuk ri dot në këmbët e veta”, thuhet në reagimin e ASH-AAA.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 14:52