Arrestohet doktori nga Gostivari, dyshohet për falsifikim të PCR teste

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 12:06

Arrestohet doktori nga Gostivari, dyshohet për falsifikim të PCR teste

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, sot ngriti padi penale kundër personit E.M. (45) nga Çegrani i Gostivarit, deri në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar, për shkak të dyshimit se ai ka kryer vepër penale “abuzim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve ”, i dënueshëm sipas nenit 353 të
Kodit Penal, njofton LOBI – MAQEDONI

“I njëjti dyshohet se më datë 7 dhe 9 të këtij muaji, si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ka përgatitur “teste negative PCR” false për dy persona dhe për të njëjtat kanë paguar njëri 3000 kurse tjetri 1500 denarë ose gjithsej 4500 denarë, të cilëve ju nevojiteshin për udhëtime jashtë vendit”, njoftoi për LOBI zëdhënësi i SPB – Tetovë, Fatmir Rexhepi.

I dyshuari E.M. i cili dje (22-mars) është privuar nga liria dhe është mbajtë në Stacionin Policor Gostivar, me akuzës penale sot (23-Mars) do të dërgohet para Prokurorit Publik. LOBI MAQEDONI

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 12:06