Armend Fazliu emërohet drejtor ekonomik në Spitalin Klinik në Tetovë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 21 Dhjetor, 2021 11:31

Armend Fazliu emërohet drejtor ekonomik në Spitalin Klinik në Tetovë

Armend Fazliu, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim , do të jetë drejtor ekonomik në Spitalin Klinik në Tetovë informon TetovaSot.

Ai aktualisht është sekretar organizativ në Degën e BDI-së Tetovë.

Ai ka ushtruar edhe një tjetër funksion të rëndësishëm në Komunën e Tetovës si Shef i Zyrës për Komunikim i këtij institucioni .

Spitalin Klinik dhe atë ekonomik në Tetovë do ta drejtojnë dy kuadro të rinj .
Ditë më parë u bë e ditur se Spitalin Klinik të Tetovës do të drejtojë mjeku Amir Elezi nga Nerashti i Tetovës, kuadër i partisë Alternativa që u bë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë .TetovaSot

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 21 Dhjetor, 2021 11:31