Arbana Osmani thotë se po i mungojnë udhëtimet

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:52

Arbana Osmani thotë se po i mungojnë udhëtimet

Pandemia Covid-19 ka ndërprerë shumë aktivitete në gjithë botën madje edhe mundësinë për të vizituar vende të ndryshme.

Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani ka thënë se po i mungojnë udhëtimet në botë, shkruan lajmi.net.

Ajo e ka publikuar një fotografi në kohën kur ka udhëtuar në Dubai derisa ka shkrepur edhe një fotografi nga atje.

“Më mungojnë aq shumë udhëtimet”, ka shkruar moderatorja në mbishkrimin e postimit ndërsa mori komente të shuma nga ndjekësit të cilët i shkruanin se e ndjenin po të njëjtën mungesë.

Ndryshe, kohët e fundit ka filluar edhe vala e radhës e pandemisë Koronavirus pasi që rastet e shumta veçse po shtohen në gjithë globin.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:52