Anulimi i negociatave do të ishte gabim serioz, tha Osmani për BE-në

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 20 Mars, 2021 21:58

Anulimi i negociatave do të ishte gabim serioz, tha Osmani për BE-në

Maqedonia e Veriut u bë test lakmusi për kredibilitetin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe prandaj negociatat për inkuadrimin e saj në BE nuk guxojnë edhe më tej të anulohen, thekson ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një intervistë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE dhe magazinën Euroaktiv, të cilën e transmeton MIA.

“Anulimi i fillimit të negociatave, që e inkorporojnë edhe Shqipërinë, do të ishte gabim serioz gjeostrategjik pasi do të ketë pasoja për të gjithë rajonin e Ballkanit”, thekson Osmani.

Progresi i Maqedonisë së Veriut në pranimin e diversiteteve, pajtimi me marrëdhëniet me vendet fqinje, sipas tij, duhet parë si reper për rajonin dhe të shpërblehet.

Mu për këtë, thotë Osmani, është shumë e rëndësishme BE të gjejë mënyrë t’i fillojë negociatat inkuadruese pa anulim të mëtejmë.

EFE dhe Euroaktiv përkujtojnë se para vetëm një viti, në samitin e marsit 2020, shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së e miratuan hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por, procesi u ndalua në rastin e Maqedonisë së Veriut me veton e Bullgarisë, e cila kërkon fqinji i saj ta pranojë se të dyja vendet kanë histori dhe gjuhë të përbashkët. Qeveria e Sofjes vlerëson se njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë bullgarë të cilët flasin dialektin e gjuhës bullgare, të cilëve regjimi komunist i Jugosllavisë u ka dhënë identitet të ri dhe gjuhën “maqedonase”.

Ministri Osmani, megjithatë, është i bindur se pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari në prill do të hapet rruga për qasje më racionale që do të mundësojë zgjidhjen e dallimeve bilaterale.

Osmanit, të gjitha vendet-anëtare të BE-së, me përjashtim të Bullgarisë, e mbështesin testin e propozuar nga Komisioni Evropian për kornizën e negociatave me të cilën formalisht do të vihet dialogu inkuadrues.

“Është e rëndësishme që teksti i kornizës negociuese të miratohet sa më parë dhe shpresojmë se kjo do të ndodhë në Këshillin Evropian të caktuar, për në qershor,” thotë Osmani, i cili të enjten në Madrid u takua me ministren spanjolle të Punëve të Jashtme, Arança Gonzales Laja.

Në takim Gonzales Laja ka shprehur bindjen se Spanja do ta mbështesë dhe do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave për pranim në BE.

Osmani në intervistë thekson edhe se takimi me homologen e tij spanjolle koinçidoi me përvjetorin e parë të ratifikimit të protokollit për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në Senatin e Spanjës që i mundësoi vendit të inkuadrohet në Aleancë.

Vlerëson se marrëdhëniet politike me Spanjë janë të shkëlqyera, por se ka potencial të madh edhe për bashkëpunim ekonomik, pasi këmbimi tregtar bilateral tani mezi është 170 milionë euro në vit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 20 Mars, 2021 21:58