Ambasadori i Palestinës në Serbi: “Kosova ende nuk është shtet”

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 12:24

Ambasadori i Palestinës në Serbi: “Kosova ende nuk është shtet”

“Kosova, e cila ende nuk është shtet, ka filluar shkeljen e ligjit ndërkombëtar në dëm të popujve tanë, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Lindjen e Mesme dhe kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”, ka kërcënuar ambasadori palestinez në Beograd Mohamed Nabhan.

Pas fillimit zyrtar të punës së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ambasadori Nabhan shprehet se “ata me shumë kujdes po i përcjellin hapat e, siç pretendon ai, “të ashtuquajturës Kosovë” në lidhje me hapjen e misionit diplomatik në Jerusalem”.

“Ky është sulm ndaj të drejtave tona dhe njerëzve tanë. Kosova kështu po shkel të drejtat e popullit palestinez për shtetin dhe kryeqytetin e saj. Prishtina po shkel gjithashtu ligjin ndërkombëtar sepse Jerusalemi është okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, dhe që një vend të bëhet anëtar i organizatave ndërkombëtare dhe KB, ai duhet t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar”.

Ai tregon se Kosova po shkon përtej pozicionit të BE-së, ndërsa kur bëhet fjalë për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren me rastin e fillimit të punës së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, Nabhan pretendon: “Sigurisht që jam në konsultim me MJ të Palestinës, dhe duke filluar nga sot, ne do të ndërmarrim hapa që nuk do t’i pëlqejnë Kosovës, në nivelin e Lidhjes Arabe dhe Bashkëpunimit Islamik”. Kosova nuk është anëtare e asnjërës nga këto organizata, por shumë anëtarë e kanë njohur Kosovën, dhe ne do t’u kërkojmë atyre vendeve që tani të rishikojnë njohjen e Kosovës. Padyshim se Kosova është një figurë shahu në lojëra të ndryshme që janë në dëm të popujve tanë, jo vetëm në Ballkan por edhe në Lindjen e Mesme dhe kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”, ka pretenduar Nabhan

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 12:24