Ambasada e Kosovës në Jeruzalem, teagon Turqia

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 21:56

Ambasada e Kosovës në Jeruzalem, teagon Turqia

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka dënuar ashpër hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, njofton LOBI

Përmes një deklarate nga Ambasada turke në Kosovë, autoritetet turke shprehen të shqetësuara thellë nga ky veprim i qeverisë kosovare. “Vendimi i marrë nga udhëheqësit e një populli që u ballafaqua me vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë së saj, duke injoruar gjendjen e vështirë të palestinezëve, të cilët kanë jetuar nën okupim për dekada dhe kanë vuajtur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, është jashtëzakonisht për të ardhur keq”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Turqisë.

Sipas deklaratës, duke vepruar në këtë mënyrë, udhëheqësit kosovarë kanë vepruar në kundërshtim me parametrat e vendosura të procesit të paqes, duke përfshirë rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara për statusin e Jerusalemit dhe duke dëmtuar vizionin e një zgjidhjeje me dy shtete dhe shpresat e paqes në rajon. “Ne i inkurajojmë udhëheqësit kosovarë që të dëgjojnë mendjen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”, thuhet në reagim.

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem u njohua të diëlën nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës.Vendimi për hapjen e selisë diplomatike vjen në zbatim të marrëveshje dypalëshe me serbinë të nënshkruar në 3 shtator të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, e cila, ndër të tjera, parashikonte njohjen e pavarësisë së Kosovës me kushtin që Ambasada e Kosovës të hapej në Jeruzalem, e jo në Tel Aviv.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 21:56