Alves e ka thyer një rekord tjetër

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 7 Janar, 2022 16:07

Alves e ka thyer një rekord tjetër

Veterani brazilian u bë lojtari më i vjetër që luan në një ndeshje zyrtare për Barcelonën.

Dani Alves e ka thyer një rekord tjetër në ndeshje ne Copa del Rey ndaj Linares.

Veterani brazilian në fakt u bë futbollisti më i vjetër që e luan një ndeshje zyrtare në futbollin profesionist me Barcelonën.

Me 38 vjet e 244 ditë, ai e theu rekordin e Jose Manuel Pintos, i cili herën e fundit kishte luajtur me 38 vjet e 190 ditë.

Deri në fund të sezonit, Alves mund ta festojë edhe numrin jubilar prej 400 ndeshjesh me Barcelonën.

Aktualisht, ai i ka 392 paraqitje me “Blaugrana”.

Ndër të tjera, mbrojtësi i djathtë është futbollisti më i trofeshëm në histori të futbollit.

Ai gjatë karrierës legjendare i ka fituar plot 44 trofe.

Alves u rikthye së fundmi në “Camp Nou” pas eksperiencave që i pati në Juventus, në Paris Saint-Germain dhe në Sao Paulo në Brazil.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 7 Janar, 2022 16:07