Alec Baldwin bëhet baba për herë të tetë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Shtator, 2022 10:56

Alec Baldwin bëhet baba për herë të tetë

Aktori Alec Baldwin është bërë baba për herë të tetë.

64 vjeçari dhe gruaja e tij, Hilaria Baldwin kanë mirëpritur një fëmijë së bashku.

Ilaria Catalina Irena Baldwin lindi të enjten, më 22 shtator.

“Sa mirënjohës që ndjehemi të mirëpresim vajzën tonë në këtë botë”, u shprehen çifti.

Çifti janë prindër të katër djemve dhe dy vajzave të tjera, ndërkaq aktori ka një vajzë nga një martesë tjetër po ashtu, Ireland Baldwin/ 26 vjeç.

Shtatzënia e Hilarias u konfirmua në mars, gjë për të cilën ajo u shpreh shumë e lumtur.

Përmes Instagramit, ajo ndau edhe fotografi për përvjetorin e dhjetë të martesës së çiftit, ngjitur me një foto ku dukej paksa barku i rrumbullakosur i Hilarias që qëndron krahë Alec.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Shtator, 2022 10:56