Aktivitetet ndërtimore për Korridorin 8 fillojnë këtë vit
Aktivitetet ndërtimore për Korridorin 8 do të fillojnë këtë vit, kurse tërë projekti pritet të përfundojë në vitin 2025.
Këtë e premtoi drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rrustemi në 10MINUTA.
“Shpresoj se në një periudhë shumë të shpejtë do ta sjellim ligjin, dhe pas sjelljes së Ligjit menjëherë do të fillojmë. Shpresojmë se në këtë vit do të kemi edhe aktivitete ndërtimore dhe shpresojmë, nga bisedat që kemi pasur, nëse nuk kemi vonesa administrative, shpresojmë se deri në fund të vitit 2025 do të kemi ndërtimin e autostradës së Korridorit 8”, premtoi Rrustemi.