Aksident në Stenkovec, përplasen dy vetura lëndohen 5 persona

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 30 Mars, 2021 20:11

Aksident në Stenkovec, përplasen dy vetura lëndohen 5 persona

Një aksident sonte ka ndodhur në Stenkovec të Shkupit ku dy vetura janë përplasur duke shkaktuar kështu pesë të lënduar, njofton gazeta KOHA nga vendngjarja.

Mercedesi me targa të Shqipërisë dhe vetura Mazda janë ndeshur në afërsi të pompës së benzinës në Stenkovec.

Përplasja ka ndodhur në momentin kur automjeti Mazda me targa të Shkupit i ka prerë rrugën me qëllim që të hyjë në pompën e benzinit Mercedesit me targa të Shqipërisë që vinte në drejtim të Shkupit.Të pesë persona të lënduar janë dërguar në spital, nga kjo përplasje nuk ka të vdekur dhe janë jashtë rezikut për jetë. (koha.mk)

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 30 Mars, 2021 20:11