Aksident i rëndë, 6 persona të lënduar

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 31 Mars, 2021 07:06

Aksident i rëndë, 6 persona të lënduar

Mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Shkup-Bllacë në afërsi të Stenkovecit, ku janë përplasur dy makina njëra me targa të Shkupit dhe tjetra me targa të huaja.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar 6 persona. Jozyrtarisht mësohet se në aksident është përfshirë një veturë e tipit “Mercedes” me targa të Shqipërisë dhe vetura “Mazda” me targa të Shkupit.

Përplasja ka ndodhur në momentin kur automjeti Mazda me targa të Shkupit i ka prerë rrugën me qëllim që të hyjë në pompën e benzinës Mercedesit me targa të Shqipërisë që vinte në drejtim të Shkupit.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 31 Mars, 2021 07:06