Ahmeti uron Kurtin: Ju priftë e mbara

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 20:18

Ahmeti uron Kurtin: Ju priftë e mbara

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, njofton Lobi Maqedoni

“I nderuari z. Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i dashur Albin,me kënaqësi të shpreh uratat më tē sinqerta për rizgjedhjen në drejtim të Qeverisë me shpresë për shumë shëndet e mbarësi në ushtrimin e detyrës së përgjegjshme”, shkruan Ahmeti.

Tek unë dhe të gjithë ne pranë BDI-së, shton Ahmeti, keni partnerë në avansimin e marrëdhënieve tona në interes të qytetarëve tanë.

“Kosovën dhe rajonin e presin sfida të vështira dhe unë qëndroj pranë teje në ballafaqimin me çdo vështirësi sepse rajoni ynë ka nevojë për tejkalim të menjëhershëm të çështjeve të hapura dhe hapërim të përbashkët drejt Bashkimit Europian. Ju priftë e mbara dhe dalshi faqebardhë”, përfundon urimi i liderin integrist, Ali Ahmeti drejtuar kryeministrit Albin Kurti. Lobi Maqedoni

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 20:18