Ahmeti: Ky 28 nëntor na gjen më të bashkuar

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Nëntor, 2021 14:55

Ahmeti: Ky 28 nëntor na gjen më të bashkuar

 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar 109 vjetorin e  ditës së flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar,  duke theksuar se kombi duhet të nderohet dhe bashkohet me vepra.

Ahmeti mes tjerash vlerësoi se unaza e lidhjes së kombit po rrumbullaksohet me korridorin 8 dhe lidhjen me Bllacën e Qafë Thanën me autostradë, ndërsa projekti i rradhës është edhe lidhja energjetike dhe hekurudhore me Shqipërine si dhe thjeshtëzimi maksimal i kalimit të kufirit me Shqipërinë e Kosovën.

“109 vjetori i ditës së flamurit dhe i pavarësisë na gjen më të arrirë, më të bashkuar dhe më pranë njëri tjetrit.Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra.Unazën e lidhjes së kombit po e rrumbullakësojmë me Korridorin 8 dhe lidhjen me Bllacën e Qafë Thanën me autostradë, ndërsa projekti i rradhës është edhe lidhja energjetike dhe hekurudhore me Shqipërine si dhe thjeshtëzimi maksimal i kalimit të kufirit me Shqipërinë e Kosovën, bashkë me shumë projekte të tjera ku bën pjesë edhe rruga e Arbërit nga Burimi deri tek ura e Boshkut, e cila tashmë ka filluar të ndërtohet.Nëntorët tanë të lavdisë, të Skenderbeut, të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e Adem Jasharit na bashkojnë rreth flamurit dhe qëllimit të bashkimit.Uroj të gjithë shqiptarët anembanë rruzullit tokësor për festën më të madhe kombëtare shqiptare”, ka uruar Ahmeti

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Nëntor, 2021 14:55