Afrim Ismajloviq arrestohet në Prishtinë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 2 Prill, 2021 22:31

Afrim Ismajloviq arrestohet në Prishtinë

TV21 ka konfirmuar, Afrim Ismailoviq, i dyshuar në rastin gjyqësor “Monstra” është arrestuar nga Policia e Kosovës. Siç mësojmë, Ismailoviq i cili konsiderohej si i arratisur nga organet e Maqedonisë së Veriut, është kapur pas fletarrestit ndërkombëtar. Mësohet gjithashtu se nesër ai do dalë para gjykatësit përkatës në Prishtinë.

“Më 1 prill në bazë të urdhëresës ndërkombëtare është arrestuar i kërkuari mashkull shtetas i Maqedonisë dhe i njëjti është dërguar në qendrën mbajtëse. Rasti do të trajtohet bazuar në procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim në institucionet përkatëse”, tha për TV21, Bajram Krasniqi – zëdhënës i Policisë së Kosovës.

TV21 ka dërguar pyetje edhe te Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, për të mësuar nëse ata kanë marrë njoftim zyrtar për këtë rast, por deri tani pa përgjigje.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 2 Prill, 2021 22:31