Adama Traore arrin në Barcelonë, për ti kompletuar testet mjekësore.

Drin Zenku
Nga Drin Zenku 28 Janar, 2022 19:26

Adama Traore arrin në Barcelonë, për ti kompletuar testet mjekësore.

Adama Traore do të jetë përforcimi i radhës në radhët e Barcelonës.

Anësori spanjoll, Traore, i cili dikur ishte pjesë e Barcelonës, po kthehet në ‘Camp Nou’ për një aventurë të dytë, përcjell lajmi.net.

Lojtari i Wolverhampton ka arritur në Barcelonë për testet mjekësore, para zyrtarizimit të marrëveshjes.

Traore do të jetë te Barcelona në formë huazimi deri në fund të sezonit, me skuadrën që ka opsionin për blerjen e kartonit të tij për 25 milionë funte në verë.

Adama kalonte nga Barcelona në Angli dhe tashmë po kthehet për një mundësi të dytë që të bind në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/

Drin Zenku
Nga Drin Zenku 28 Janar, 2022 19:26