85 vota “për” që Ligji për ndihmë financiare të hyjë në procedurë kuvendore

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 13:11

85 vota “për” që Ligji për ndihmë financiare të hyjë në procedurë kuvendore

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka vazhduar punën.

Në rend dite është seanca e 36-të, në të cilën është ligji për pakon e 5 ekonomike.

Me vota 85 “për”, asnjë “kundër” dhe “përmbajtur”, është miratuar nevoja e miratimit të këtij Ligji për çfarë i njëjti dërgohet për procedurë të mëtutjeshme në komisionin amë, transmeton TV21.

Ligji është propozuar të miratohet me procedurë të shkurtë.

Ligji parasheh sigurim të përkrahjes financiare për punëdhënësit të goditur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi Covid-19.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 13:11