73 vjeçari nga Maqedonia bie në koma pas vaksinimit në Serbi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 29 Mars, 2021 13:07

73 vjeçari nga Maqedonia bie në koma pas vaksinimit në Serbi

jë 73 vjeçar nga Maqedonia ka humbur vetëdijen dje pasi ishte vaksinuar në Serbi. Këtë madje e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Universitare, Zoran Perishiq, informon Zhurnal.

73 vjeçari ende është në spital dhe nuk ka asnjë shenjë përmirësimi, ai gjendet në koma.

Drejtori i Klinikës Universitare tregon se nuk është e ditur arsyea për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

“Duke patur parasysh se pacienti kishte patur opercime me 4 bajpas-a, është bërë koronagrafi dhe janë fotografuar bajpasët, nuk ka shenja të infarktit, asgjë nuk ka ndodhur rreth zemrës. Kështu që, këto arsye nuk përfshihen”, thotë Perishiq.

Ai shton se në varësi prej gjendjes shëndetësore të pacientit, do të bëhet dhe diagnozë shtesë.

Vaksinimi i qytetarëve nga Maqedonia ka filluar të shtunën, ndërsa dje para qendrës klinike ka patur tepër njerëz nga shkaku se qytetarët nga Maqedonia nuk kishin caktuar termine për vaksinim.

Organizimin për vaksinim e udhëheqë shtëpia shëndetësore nga Nishi, ndërsa drejtori Millorad Jerkan për pacientin 73 vjeçar shprehet se ka qenë i stërlodhur./Zhurnal.mk

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 29 Mars, 2021 13:07