6 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Mateç

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 10:27

6 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Mateç

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi që ndodhi dje në një shtëpizë në fshatin Mateç të Kumanovës, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Të lënduarit janë të moshës 27 deri në 44 vjeç.

“Mjekët nga Spitali i përgjithshëm i Kumanovës, dje në ora 21:45 minuta raportuan në SPB Kumanovë se tek ta janë sjell gjashtë persona S.S.(34), V.I. (31), N.N. (31), Z.S. (27), M.N. (44) dhe B.Sh. (36), të cilët morën lëndime të rënda trupore si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në një objekt private në fshatin Mateç në vendin e quajtur “Kasollet e Mateçit”.

Të lënduarit janë dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. U njoftua prokurori publik dhe është kryer inspektim nga ekipi inspektues nga SPB Kumanovë”, informojnë nga MPB.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 10:27